Lajme Shqip Thursday, 04 October 2012 11:02

Tiranë –  Zedhënësi i Ministrisë së Jashtme të Greqisë Grigoris Delavekouras komentoi dhe kërkoi ndjesë lidhur me vendosjen e gabuar të flamurit të Shqipërisë gjatë vizitës së Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë Edmond Panariti në Greqi.

“Shprehim keqardhjen tonë për pakujdesinë që çoi në vendosjen e gabuar të flamurit të Shqipërisë, gjatë vizitës së Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Kërkojmë falje për çdo ofendim që u shkaktua nga ky gabim, i cili në asnjë rast nuk ka qenë i qëllimshëm”, deklaroi Delavekouras.

Më herët Ministri i Jashtëm i Greqisë, Dimitris Avramopulos i kërkoi zyrtarisht ndjesë publike Shqipërisë për incidentin me flamurin shqiptar. Avramopulos i telefonoi homologut të tij shqiptar duke i kërkuar personalisht ndjesë dhe duke theksuar se ky incident nuk do të cenojë marrëdhëniet dy palëshe. (LajmeShqip.com)