Lajme Shqip Saturday, 20 August 2011 14:07

Shkodër – Një sipërfaqe prej 3 hektarë pyjesh me pisha disavjeçare, në fshatin Gajtan të komunës Guri i Zi, Shkodër, është përfshirë nga flakët e zjarrit, ndërsa erërat kërcënojnë seriozisht përhapjen e tij në zonat përrreth.

Shefi i Policisë Pyjore të Shkodrës, Agim Dardha, i cili ndodhet në vendgjarje, bëri të ditur se flakët e zjarrit kanë dëmtuar pjesën e poshtme të zonës së pyllit.

Sipas tij, zjarri ka tendenca të përhapet me shpejtësi edhe në zona të tjera. Për shkak të erës, shton Dardha, flakët e zjarrit kërcënojnë banesat e komunitetit të fshatit Bardhaj të komunës Rrethina, Shkodër.

Dardhaj tha se territori shumë i thyer ka bërë të pamundur mbërritjen në vendngjarje të zjarrfikësve.