Lajme Shqip Monday, 09 April 2012 10:09

Prishtinë – Në Prishtinë sot po reshin fjolla të rralla e të lehta dëbore pranverore, e cila nuk po arrin të ngjitë mbi çati dhe livadhe.

Fjollat e dëborës që bien në vendet kodrinore-malore, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, do të pushojnë gjatë ditës dhe do jenë të paqëndrueshme.

Temperaturat në Kosovë sot do jenë nga minus 0.5 deri në plus 14 gradë celcius.

Në këtë pranverë Prishtina u mbulua nga dëbora e parë që ra më 1 prill, pas ikjes së dimrit të madh.

Vitin e kaluar në kryeqytetin e Kosovës dëbora e fundit e pranverës ra më 13 e 14 prill.