Lajme Shqip Thursday, 09 February 2012 18:33

Qëndrimet e palës kosovare dhe asaj serbe në dialog janë ende të largëta, megjithatë dialogu ka dhënë disa rezultate edhe pse nuk janë përfekte, tha sot ambasadori francez në Kosovë Zhan Fransua Fitu.

Ambasadori, Fitu tha sot se Kosova dhe Serbia kanë arritur të marrin vlerësime ndërkombëtare, me dialogn që kanë nisur.

“Kosova dhe Serbia kanë fituar pika të mira falë këtij dialogu, kjo është një gjë e mirë, Kosova ka dhënë besueshmëri ndërkombëtare duke bërë dialogun me Serbinë dhe gjëja e tretë, edhe pse ky dialog I ka vështirsit e veta dhe është ndërprerë  ka diçka të mire sepse ai do të vazhdohet dhe ai ka pika pozitive edhepse ka vështirësi” -deklaroi Fitu.

Ndërkaq, zgjidhja e çështjes së veriut duhet të bëhet jashtë dialogut, vlerësoi ambasadori francez. Këto qëndrime ambasadori francez i dha sot në gjakovë gjatë vizitës në Bibliotekën Rajonale “Ibrahim Rugova”, ku bëri hapjen e këndit të bibliotekës franceze, që është pjesë e memorandumit të partneritetit ndërmjet ambasadës franceze dhe bibliotekës rajonale të Gjakovës për zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta kulturore dhe pasurimin e fondit bibliotekar në gjuhen franceze dhe shqipe.