Lajme Shqip Wednesday, 17 August 2011 15:14

Prishtinë – Ambasadori francez në Prishtinë, Jean-Francois Fitou, thekson “se serbëve të veriut dhe të jugut duhet t’u jepen të gjitha garancitë, të gjitha të drejtat për të jetuar në shtetin e Kosovës” dhe porosit të gjithë ata që përmendin dhe mundohen të gjejnë modele për veriun, të lexojnë Pakon Ahtisaari.

“Zgjidhjet për veriun rrjedhin nga Pakoja e Ahtisaarit”, citohet diplomati francez në titullin e një interviste, të botuar sot të përditshmen “Koha Ditore”.

“Në Planin e Ahtisaarit është e vendosur gjithçka. Është plani më i avancuar, me arkitekturën më të mirë institucionale në Evropë”, është shrehur ai.

“Unë e di edhe modelin e Skotlandës, edhe të Holandës, Belgjikës Tirolit Jugor….i di të gjitha. Janë vende të mira dhe i kam vizituar. Por askund, asnjëri nga këto plane nuk është më i avancuar se Plani i Ahtisaarit”, citohet ambasadori francez.

“Plani i Ahtisaarit u jep çdo mundësi komunitetit serb që të kenë të drejtat më të avancuara në Evropë”, thekson ambasadori Fitou.