Lajme Shqip Tuesday, 29 October 2013 11:45

Kryeparlamentari Jakup Krasniqi jo në mënyrë tërthorazi, por të drejtëpërdrejtë kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi e ka quajtur hajn dhe mashtrues ordiner.

Këtë deklaratë Krasniqi e ka dhënë për Indeksonline një ditë pasi që kryeministri Thaçi në fshatin Arllat e Komoran, kryeparlamentarin Jakup Krasniqin në mënyrë të tërthor e quajti kryehajn të Drenicës.

 

Por, Jakup Krasniqi nuk është merakosur me atë që ka thënë Thaçi. “Kosova, Drenica e Drenasi me njohin tash e pesë dekada me radhë. Me njeh edhe çdo segment i shoqërisë shqiptare dhe nuk kam asnjë arsyeje të merakosëm”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi tha se, Thaçi ka treguar veten e tij, hajnit e tij, moralin dhe karakterin që ka.

“Ai vazhdon të jetë mashtrues ordiner se atë karakter ka. Nuk ka faj se e ka humbur jo vetë Drenasin por edhe Drenicën. Drenicasit janë bujar, atë bujari kam trashëguar”, ka thënë Krasniqi për Indeksonline.

Dje, kryeministri dhe kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi gjatë fushatës në Komaran dhe Arllat të Drenasit e ka kritikuar tërthorazi Jakup Krasniqin, i cili ka dal në mbështetje të Iniciativës Qytetare të Drenasit.

 

Thaçi iu ka bërë thirrje qytetarëve që të mos u besoni atyre që, siç ka thënë ai, natën ua kërkojnë votën e ditën iu quajnë hajna të votës.

“Ata ju thonë juve hajna, derisa ju vet i keni mbajtur në politikë, i keni votuara”, ka thënë tutje kreu i PDK-së, derisa e ka ashpërsuar tonin duke thënë se “ai që ju quan juve hajna është kryehajn i Drenicës dhe i Kosovës”, ka thënë Thaçi.