Lajme Shqip Wednesday, 17 August 2011 07:32

Prishtinë – Zv/ndihmëssekretari Amerikan i Shtetit për Evropën dhe Evroazinë, Filip Riker, do të vizitojë sot Kosovën.

Agjenda e vizitës së Rikerit, përfshin takimet në Prishtinë me Kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi dhe qeveritarë të tjerë.

Ai, gjithashtu, do ta vizitojë Manastirin e Graçanicës, ku do të takojë zyrtarë të lartë të Kishës Ortodokse serbe.