Lajme Shqip Sunday, 15 May 2011 11:51

Fier – Një 46 –vjeçar, nga fshati Gorishovë i komunës Cakran, është gjetur i vrarë me armë zjarri, mëngjesin e sotëm.

Burimet zyrtare të policisë thanë sot për ATSH-në, se “viktima Ylli Kalemaj, 46-vjeç, punonte roje në një objekt privat në fshatin Gorishovë. Ai është gjetur, rastësish nga kalimtarë të rastit, rreth orës 08.00 të mëngjesit të ditës së dielë”.

Policia ka mbrritur menjëherë në vëndngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre.