Lajme Shqip Tuesday, 15 November 2011 10:20

Fier – Hapja e bizneseve të reja dhe rritja e bashkëpunimit institucional mes subjekteve të biznesit privat dhe drejtorisë së Punësimit në Fier, ka sjelle uljen e  numrit të të papunëve.

Në rang qarku numri i të papunëve llogaritet në 15 902 persona, nga 16468 që llogaritej  vitin e kaluar, tha për ATSH-në drejtori i DRP në Fier, Kristaq Lena.

“Komunikimi dhe bashkëpunimi i inspektorëve me përfaqësuesit e biznesit ka ndikuar në rritjen e numrit e të punësuarve. Kryesisht, numri më i madh i të punësuarëve është në sektorin e konfeksioneve, këpucëve, sektorin ushqimor dhe në ndërtim”, tha ai.

Ulja e papunësisë ka ardhur jo vetëm nga çelja e vëndeve të reja të punës, por dhe nga aplikimi i programeve të punësimit me agjensitë private.