Lajme Shqip Monday, 14 November 2011 17:45

Fier – Një krim brenda familjes ka ndodhur mesditën e sotme në një fshat të rrethit të Fierit, kur pas një sherri për motive të dobëta, babai 66 vjeçar ka qëlluar me armë në drejtim të djalit të tij, duke shkaktuar plagosjen e këtij të fundit.

Burime zyrtare nga Policia lokale bënë të ditur se, ngjarja ndodhi mesditën e së hënës në fshatin Trojkë të rrethit të Fierit, kur 66 vjeçari Agron Idrizi, pas një debati me të birin e tij  33 vjeçarin me iniciale G. Idrizi, ka qëlluar me armë gjahu në drejtim të tij e më pas është larguar nga vëndi i ngjarjes.

Policia e Fierit ka shpallur në kërkim 66 vjeçarin Idrizi,  ndërsa djali i autorit, sipas burimeve nga Policia e Fierit, është dërguar në spitalin e qytetit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.