Fier – Ambasadori i SHBA në Tiranë, Aleksandër Arvizu ka zhvilluar sot vizita ne Fier, ku është njohur në bashkinë e qytetit me investimin e USAID, duke konfirmuar vazhdimësinë e ndihmës dhe projekteve të USAID.
“Në çdo lloj demokracie,thelbësore, gur i themelit është marrëdhënia që krijohet mes qeverisjes qëndrore dhe asaj lokale. Sa më shumë pushtet të kalohet nga qeveria drejt lokaliteteve , kjo është rruga e duhur dhe jo anasjelltas,” tha Arvizu. Ai tha se, “kalimi i kopetencave drejt qeverisjes vendore e bënë më trasparente dhe më të ndërgjegjëshme qeverisjen vendore për rolin e saj menaxhues dhe drejtues.Sa më shumë ti kalohen kopetenca qeverisjes vendore ,aq më shumë do të rritet trasparenca dhe përgjegjëshmëria e saj.
“Unë jam i bindur se Shqipëria do të shkojë në këtë rrugë dhe këtë e shikoi në qytetin e bukur të Fierit, të cilin e marr si model”, tha Arvizu.
Më pas a i ka kërkuar klasës politike shqiptare ta finalizojë fushatën zgjedhore me qetësi, duke shmangur tensionimin dhe klimën e nxehtë.Ai ka dënuar acarimet dhe dhunën e vërejtur, duke theksuar se fenomene të tilla nuk i shërbejnë demokracisë dhe integrimit të vendit.”.