Lajme Shqip Friday, 25 November 2011 09:15

Fier – Festa e Pavarësisë dhe e Çlirimit të vendit kanë gjallëruar jetën artistike në shkollat e ciklit parauniversitar në qytetin e Fierit. Krahas koncerteve, kryesisht me këngë patriotike të organizuara në shkollat e  qytetit, në shkollën  “Andon Xoxe”, stafi pedagogjik, nxënësit dhe komuniteti i prindërve realizuan ngritjen e një muzeu etnografik, ku prezantohen vlerat e trashëgimisë kulturore të qytetit.

Laureta Janollari, mësuese dhe organizatorja e aktivitetit vlerësoi angazhimin e nxënësve dhe  prindërve për çeljen e muzeut.

“Qëllimi i çeljes së muzeut, ku u prezantohen veshje të komunitetit  fierak, objekte dhe prodhime artizanale është promovimi dhe memorizimi i thesarit kulturor duke e pasuruar dhe përcjellë në breza”,tha Jakollari.