Lajme Shqip Thursday, 29 August 2013 12:04

Tiranë – Gazetari Blendi Fevziu gjatë një bisede në studion e “ABC News” parashikon se qeveria Rama nuk do të mundet të ndalojë ndërtimet pa leje e as të bëjë “fshesën” e bregdetit, për arsyen se asnjë “qeveri nuk ia ka dalë. Jo se nuk ka dashur, por se nuk ka mundur. Shoqëria jonë nuk është e pregatitur për këtë gjë…”
Bashën, Fevziu e ka quajtur si “zgjidhja e vetme e PD-së në këtë post-fushatë”. Për Berishën ai mendon se di ta mbushë kohën e tij edhe kur nuk ka detyra shtetërore, është njeri që lexon… “por mania për të qenë protagonist aktiv ka ndikuar raportin e tij me historinë”. Nëse ai do të jetë aktiv dhe më pas, “Basha do e ketë të vështirë që të rritet si kryetar partie”.
Gjithashtu, në bisedën me Mirela Milorin, Fevziu hodhi poshtë zërat që flasin për largimin e tij nga TV Klan dhe moderimin e emisionit të tij “Opinion” në një ekran tjetër.