Lajme Shqip Wednesday, 19 August 2015 08:04

Shoqata “Miqtë e Amerikës”, në bashkëpunim me kolegjin UBT, organizon sot një manifestim për festimin e ditëlindjes së 69-të të ish-presidentit amerikan, mikut të Kosovës Bill Clinton.

Manifestimi, që ka për qëllim për të nderuar personalitetin dhe kontributin e Clintonit dhënë popullit të Kosovës, do të mbahet në lokalet e UBT-së, në lagjen Kalabria në Prishtinë dhe fillon në orën 11:00.