Lajme Shqip Sunday, 29 April 2012 09:30

Prishtinë -Ferizaj voton sot në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komune, për të cilin garojnë shtatë kandidatë të subjekteve politike dhe një i pavarur.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka deklaruar se ka bërë të gjitha përgatitjet para hapjes nesër të 124 vendvotimeve në 25 qendra për mëse 95 mijë qytetarë me të drejtë vote, ndërsa janë certifikuar mbi 1.500 vëzhgues.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunën e Ferizajt pasojnë dorëheqjen e kryetarit pas dënimit të tij me dy vjet e gjysmë burg  për një aksident trafiku. (LajmeShqip.com)