Lajme Shqip Friday, 12 August 2011 21:19

Ferizaj – Ka vepruar të premten Inspektoriati i Agjencisë Farmaceutike të Kosovës.

Në barnatoren “Medifarm”, në Ferizaj, të pronarit Hajriz Tahiri, farmacist, inspektorët e Agjencisë Farmaceutike të Kosovës kanë konfiskuar pesë pako me insulinë të listës esenciale.

Ata e kanë bërë konfiskimin insulinës dhe mbylljen e menjëherëshme të barnatores, ndërkohë që ndaj pronarit të saj është hapur procedurë penale.

Është angazhuar edhe policia në hetimet për të gjetur rrugën se kah dhe si kishin përfunduar barnat e listës esenciale në një barnatore private. (LajmeShqip.com)