Lajme Shqip Thursday, 05 May 2011 11:11

Prishtinë – Kryeministri Hashim Thaçi tha sot se do të vazhdojë bashkëpunimin me Grupin Ndërkombëtar për Kosovën në zbatimin e Pakos së Ahtisarit.

Pas takimit me shefin e IC-së, Piter Feith, Thaçi tha se bashkëpunimi i ngushtë me ICO-në do të vazhdojë agjendën e përbashkët të Qeverisë dhe të mekanizmave ndërkombëtarë.

Feith, ndërkaq, tha se shtimi i progresit në Kosovë do të mundësojë më shpejt fundin e mbikëqyrjes ndërkombëtare.

Fundi i mbikëqyrjes ndërkombëtare për Kosovën, varet shumë nga progresi që do të bëjnë institucionet e Kosovës në punën e tyre.

Kështu vlerësoi Piter Feith, tani vetëm shef i ICO-së – Grupit Ndërkombëtar për Kosovën, pasi që prej një majit, ai nuk është më edhe përfaqësues special i BE-së për Kosovën.

Feith tha se progresi i arritur në Kosovë do t’i bindë shtetet që e përkrahin pavarësinë e Kosovës se ka ardhur koha për fundin e pavarësisë së mbikqyrur.

Kryeministri Hashim Thaçi, ndërkaq, tha se do të vazhdohet bashkëpunimi me grupin ndërkombëtar për Kosovën në zbatimin e Pakos së Ahtisarit. Sipas tij, edhe bashkëpunimi i ngushtë me ICO-në do të vazhdojë së plotësuari agjendën e përbashkët të Qeverisë dhe faktorit ndërkombëtar

Feith dhe Thaçi u pajtuan për vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, me qëllim të implementimit sa më të suksesshëm të Planit të Ahtisarit.