Lajme Shqip Tuesday, 15 September 2015 08:20

Udhëheqësi i Sekretarisë së Komisionit Qeveritar për verifikimin e veteranëve të UÇK-së, Faik Fazliu ka bërë me dije se ky proces është në përfundim e sipër dhe shumë shpejt veteranët mund të aplikojnë për pension.

Sipas tij, këtë javë pritet të bëhet finalizimi i udhëzimit administrativ që e përcakton mënyrën se di do të aplikojnë veteranët për pension dhe udhëzimi që përcakton lartësinë e pensionit.

Sa i përket kësaj çështje, Fazliu tha për ‘Epokën e re’ se nuk ka nevojë të protestohet sepse, sipas tij, pavarësisht vonesave, procesi është në fazën përfundimtare dhe veteranët do të fillojnë t’i gëzojnë pensionet e tyre.

Ai ka shtuar se në të ardhmen të gjitha kategoritë e luftës do të kenë trajtim më dinjitoz.