Lajme Shqip Friday, 02 December 2011 16:00

Tiranë- Ish-kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano, zhvilloi sot një vizitë ngushëllimi në familjen mbretërore për ndarjen nga jeta të pretendentit të fronit mbretëror, Leka Zogu I.

Në një prononcim për mediat, pas kryerjes së vizitës, Nano u shpreh se “kontributet e tij duhet ta nxisin politikën të shumëfishojë pikat e bashkimit e të bashkëpunimit”.

“Duhet të shumëfishohen kontributet që Shqipëria të vazhdojë me dinjitet rrugën e përfaqësimit në familjen evropiane dhe të integrimit me simotrat e saj siç vjen ky kontribut dhe mesazh edhe nga familja mbretërore dhe aktiviteti i saj”, theksoi Nano.

Ish-kryetari i PS-së tha se “unë besoj se ky bashkim ndjenjash është pjesë e një referendumi”.