Lajme Shqip Saturday, 26 March 2011 11:30

Tiranë – Interpol Tirana e ka ekstraduar dje nga Shqipëria drejt Gjermanisë, një 65-vjeçar nga Bujanoci, i kërkuar nga drejtësia gjermane për falsifikimin e një sasie të konsiderueshme të eurove 8 vjet më parë, me synim qarkullimin e tyre në Mynih, Gjermani.

Burime zyrtare të Policisë së Shtetit bënë të ditur se, “shtetasi Said Azizi akuzohet për falsifikimin e 325.000 eurove, sasi të cilën në prill të vitit 2003, ai  ka tentuar ta kalojë për qarkullim  në Mynih”.

Referuar burimeve, 65-vjeçari, ndaj të cilit në korrik të vitit 2003 Gjykata e Mynihut ka lëshuar urdhrin e “Arrestit me burg”, u arrestua në Pikën e Kalimit Kufitar Tushemisht në 25 nëntor të vitit 2010.