Lajme Shqip Thursday, 07 April 2011 14:09

Prishtinë – Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar (ICR) mirëpriti sot marrëveshjen e shpallur mbrëmë, e cila ofron perspektivën për zgjedhjen e shpejtë dhe të rregullt të Presidentit të Republikës dhe hapë rrugën për reformën e pranuar reciprokisht të procesit zgjedhor, thuhet në një kumtesë të Zyrës së ICR-së.

“Unë i uroj  udhëheqësit e  përfshirë për përkushtimin e tyre të përbashkët ndaj progresit politik dhe shpresoj se koalicioni qeveritar tani do të mund të përqendrohet në adresimin e sfidave të rëndësishme të politikave që kanë ndikim në jetën e përditshme të qytetarëve. Kjo mund të hapë një epokë të re të qeverisjes më përfshirëse dhe konsensuale, në të cilën të gjithë aktorët mund të japin kontributin e tyre” ka thënë Feith në kumtesë.

“ Unë dëshiroj të përgëzoj z. Pacolli për shërbimin e tij të përkushtuar dhe dinamik si President i Republikës së Kosovës, gjatë muajit të fundit, dhe për qëndrimin e tij dinjitoz gjatë tërë periudhës së fundit“.