Lajme Shqip Tuesday, 19 July 2011 10:01

Prishtinë – Dështon plani për hedhjen në ajër të selisë qendrore të EULEX-it, në Prishtinë. Forcat e sigurisë sapo e kanë çmontuar një sasi eksplozivi para ndërtesës së këtij misioni.

Njësite të specializuara të Policisë së EULEX-it dhe të KFOR-it, sapo e kanë bërë demontimin e një eksplozivi pranë selisë qendrore të këtij misioni në Kosovë, bëjnë të ditur burime të Portalit LajmeShqip.com.

Deri më tani nuk dihen autorët e vendosjes së eksplozivit dhe as motivet, ndërkohë që hetimet rreth rastit po vazhdojnë. (LajmeShqip.com)