Lajme Shqip Tuesday, 02 August 2011 16:12

Tiranë – Kryetari i Grupit të Miqësisë Shqipëri-Austri në parlamentin austriak, Volfgang Grossruk, ambasadorja e Gjermanisë, Carola Muller-Holtkemper dhe ambasadorja e Zvicrës, Yvana Enzler, uruan sot Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha për detyrën e re dhe shprehën gadishmërinë e tyre për të bashkëpunuar.

Eurodeputeti Grossruk tha se do të bashkëpunojë me Bashkinë e Tiranës për projekte të ndryshme, veçanërisht në ato për forcimin e kapaciteteve.

Kryebashkiaku Basha e falënderoi Grossruk-un, për shprehjen e mbështetjes dhe e siguroi atë, se do të jetë i hapur, për çdo nismë bashkëpunimi.

Basha e njohu Grossruk-un, me prioritetet e tij dhe të administratës për zhvillimin e Tiranës, për përmirësimin e cilësisë së jetës, si dhe për zgjidhjen e problemeve imediate që ka qyteti.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha priti në një takim kortezie edhe Ambasadoren e Gjermanisë në Tiranë, Carola Muller-Holtkemper dhe ambasadoren e Zvicrës në Shqipëri, Yvana Enzler, të cilat i shprehën atij mbështetjen e qeverisë gjermane, për të bashkëpunuar me Bashkinë e Tiranës, në projekte të përbashkëta.

Basha informoi ambasadorët në lidhje me prioritetet që ka Bashkia për ti shërbyer qytetarëve në lidhje me shqetësimet që ata kanë dhe për projektet për të përmirësuar cilësinë e jetës në qytet.

Ai i tregoi ambasadorëve projektet për zgjidhjen e problemeve të kryeqytetit dhe të banorëve të tij, si dhe me vizionin që ai ka, për ta bërë Tiranën një qytet modern europian.