Lajme Shqip Thursday, 14 April 2011 15:55

Prishtinë – Në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë u konfirmua aktakuza kundër tre të pandehurve, të akuzuar për krime lufte kundër popullatës civile në vitin 1999.

Këta persona janë Slobodan Martinoviq, Sreçko Martinoviq dhe Svetlana Stojanoviq, njoftoi sot pasdite EULEX.

Bëhet e ditur se hetimi është nën mbikëqyrjen e një prokurori të Kosovës nga Zyra e Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK).