Lajme Shqip Friday, 13 April 2012 14:17

Mitrovicë-Zyrtarë të EULEX-it janë takuar në orët e vona të ditës së djeshme me zyrtarë të lartë të Policisë së Serbisë në veri të Mitrovicës.

Burimet ndërkombëtare thonë se EULEX-i është takuar me komandantin e policisë ilegale të Serbisë në Kosovë Gjorgje Dragoviq në ndërtesën e komunës paralele të Serbisë e cila gjendet tek tre rrokaqiejt.

Gjatë shkuarjes dhe vendosjes së makinave të EULEX-it para komuna paralele e Serbisë, grupet kriminale kanë aktivizuar alarmin. Edhe pse alarmi është aktivizuar, nuk ka patur serb të tubuar pasi që MUP-i i Serbisë ka reaguar dhe nuk ka lejuar tubimin e tyre. (LajmeShqip.com)