Lajme Shqip Friday, 15 July 2011 15:04

Prishtinë – Ekziston mundësia që një amerikan ta udhëheqë ekipin hetues të EULEX-it për akuzat e Dik Martit, thotë Andi Sparks në një intervistë për mediat kosovare. Akuzat e Dik Martit, sipas Sparks, do të hetohen të gjitha, jo vetëm ato për trafikim organesh, por edhe ato për krim të organizuar. Marti, megjithatë, ende nuk ka dorëzuar asnjë dëshmi.

Misioni më i madh dhe më i kushtueshëm i Bashkimit Evropian, EULEX e ka të definuar në tërësi raportin me shefin e qeverisë kosovare. Po deshën vetë ata, mund ta informojnë Hashim Thaçin se po ia hetojnë pjesëtarët e kabinetit qeveritar, pak para arrestimit.

Mirëpo, ata mund ta hetojnë edhe vetë kryeministrin Thaçi, pa problem.

“Nëse ka dëshmi kundër Thaçit, në çfarëdo akuze, ai do të hetohet pasi ai nuk është imun”, vlerëson Sparks.