Lajme Shqip Friday, 24 February 2012 15:01

Misioni i Bashkimit evropian për sundim të ligjit ka mohuar  të  jetë bërë ndonjë marrëveshje midis autoriteteve në Beograd dhe shefit të saj Xavier de Marnac gjatë vizitës së këtij të fundit në Beograd.  Zyrtarët e EULEX-it kanë përjashtuar çfarëdo mundësie  për marrëveshje me zyrtarët në Beograd rreth funksionimit të këtij misioni në veri të Kosovës.

Zëdhënësja Irina Guduleviç tha se Marnac u ka thënë autoriteteve  në Beograd  se EULEX  do të vazhdojë punën për sundimin e ligjit në veri pa vonesa dhe pa kushte.

 “ Dëshiroj të qartësoj që EULEX-i nuk ka bërë dhe as nuk do të bëjë ndonjë marrëveshje  sepse liria e lëvizjes nuk është e negociueshme. Ne nuk bëjmë marrëveshje  kur është puna e lirisë dhe qasjes së plotë në veri”-thotë Guduleviç.

Ajo ka mohuar gjithashtu që heqja e  disa barrikadave që janë bërë së fundi, të jetë rezultat i ndonjë marrëveshje midis EULEX-it dhe autoriteteve në Beograd. Lëvizja e në veri të Kosovës edhe për misionin e Bashkimit Evropian  është  reduktuar  që nga 25 korriku i vitit të kaluar  kur autoritet e Kosovës vendosën të marrin nën kontroll dy pikat kufitare atje.