Lajme Shqip Sunday, 17 April 2011 13:50

Prishtinë – Një punonjës ndërkombëtar i Misionit për Sundim të Ligjit në Kosovë, EULEX, është pezulluar nga detyra, ndërsa disa të tjerë janë transferuar përkohësisht në detyra të tjera brenda misionit për shkaqe sigurie. 
“Të gjithë këta persona kanë qenë pjesë e Njësitit për Mbrojtje të Afërt, të ngarkuar për sigurinë fizike të Shefit të Misionit”, njoftoi të dielën EULEX. 
Sipas njoftimit, pezullimi dhe transferimi janë marrë si masa mbrojtëse pasi aftësia e njësitit për të kryer detyrat e tij është kompromentuar.

“Një hetim i veçantë i brendshëm lidhur me akuzat për keqpërdorim të postit zyrtar dhe shkelje, i cili është pothuajse në përfundim, po vazhdon. Rezultatet e këtij hetimi priten para fundit të muajit”, përfundon njoftimi.