Lajme Shqip Wednesday, 30 March 2011 12:56

Prishtinë – Ne jemi mision për sundim të ligjit dhe na duhet ta vazhdojmë mandatin, ka thënë zëdhënësja e EULEX-it, Kristina Herodes për EUObserver.

 

Ajo ka theksuar gjithashtu se puna e këtij misioni në ndjekjen e të dyshuarve për krime lufte nuk do të ndalet pavarësisht protestave.

 

“Kemi fuqi ekzekutive për rastet e krimeve të luftës, prandaj nea duhet t’i kryejmë detyrat tona. Kjo nuk është një garë bukurie. Jemi këtu për çështje serioze”, ka thënë Herodes.

 

Reagimet e Herodes vijnë pas protestës së dytë masive kundër EULEX-it që mbajtur në Prishtinë , ku protestuesit mbanin në duar “Lironi Ushtarët e Lirisë” dhe “EULEX largohu”.

 

Misioni i BE-së, EULEX, ka nisur një hetim “preliminar” për akuzat e bëra nga Këshilli i Evropës ndaj kryeministrit Hashim Thaçi se ka qenë pjesë e një rrjeti trafikues të organeve të serbëve në vitet e ‘90-ta.

 

Herodes tha se nuk ka ndonjë kornizë kohore për nisjen e hetimit zyrtar. Ajo theksoi se EULEX-i ka një program për mbrojtjen e dëshmitarëve të cilët mund të ofrojnë dëshmi.

 

Sa i përket prezencës së EULEX-it në veri të Kosovës, Herodes ka thënë se policët atje janë 24 në ditë dhe ende “janë të përkushtuar të punojnë atje”.