Lajme Shqip Friday, 15 April 2011 11:05

Prishtinë – Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takim shefin e EULEX-it, Xavier de Marnhac.
Sipas zyrës së shtypit të Presidencës, Presidentja Jahjaga vlerësoi në takim punën e EULEX-it dhe shprehu gatishmërinë e saj dhe të institucioneve të vendit për të bashkëpunuar me këtë mision.
Nga ana e tij, de Marnhac e uroi Presidenten Jahjaga për zgjedhjen në detyrën e lartë, duke i uruar sukses në përmbushjen e saj.
Ai gjithashtu e njohu Presidenten Jahjaga me punën e  EULEX-it, duke theksuar angazhimin e misionit që të punojë me institucionet e Kosovës për ta përmirësuar më tej sundimin e ligjit.