Lajme Shqip Tuesday, 13 March 2012 16:34

Mitrovicë – Në pikalimin kufitare në Jarinje dhe Bërrnjak, qytetarët mund të kalojmë mallra në vlerë për 175 euro thuhet në një fushatë njoftimi që ka filluar EULEX-i të transmetojë në mediat lokale serbe në veriun e Kosovës.

EULEX-i njofton banorët e veriut të Kosovës mbi funksionimin e doganave në dy pikalimet kufitare në G1 në Jarinjë të Leposaviçit dhe G 31 në Bërrnjak të Zubin Potokut. EULEX-it bën me dije se fushata sensibilizuese për qytetarët e veriut të Kosovës se është duke u zhvilluar në dy mënyra, përmes mediave lokale si dhe përmes fletëpalosjeve të cilat janë duke u shpërndarë tek banorët.

EULEX-i njofton qytetarët se pikalimi kufitar në Bërrnjak është i hapur për transport komercial të makinave dhe autobusëve ndërsa që Jarijna është e hapuar për autobusët dhe automjetet private. Kjo nënkupton që pikalimi është i hapur për importe të mallrave për nevoja personale që janë prodhimet bujqësore, gjërat personale dhe bagëtit thuhet në njoftimin e EULEX-it.  

Informacioni që nga e hënë është duke u transmetuar nga disa media në veri e që thuhet se kontrollet në Bërrnjakë dhe Jarinje e kryejnë policët dhe doganierët e EULEX-it në prani të kolegëve të tyre lokal. Në këtë rast EULEX-i saktëson se qytetarët kanë të drejtë që pa doganë të futin në Kosovës deri në 200 cigare, një litër alkool, dy litra verë si dhe gjëra tjera deri në vlerë prej 175 euro.

Gjithashtu njoftohet se mallrat komerciale do të zhdoganohen në terminalin doganor në jug të Mitrovicës, por që mallrat komerciale si cigaret, alkooli dhe derivatet e naftës në të ardhmen do të hyjën përmes pikalimit kifitare në Merdare. Gjithashtu këtu nuk permendet as futja e mallrave nëpër rrugët ilegale që kanë hapuar grupet kriminale serbe si dhe kush do ti kontrollojë apo mbylle ato rrugë. Grupet kriminale serbe

kanë kërkuar që në pikalimet kufitare në veriun e Kosovës në Jarinjë dhe Bërnjak të mos ketë doganierë dhe policë shqiptarë.

Portali lajmeshqip, ka raportuar se në pikalimin kufitare G1 në Jarinje nuk ka asnjë doganier apo policë shqiptarë. Behet e dituar se EULEX-i me koleget vendorë ka pasur parasysh policët dhe doganierët serb të Kosovës duke përjashtuar ata shqiptarë.