Lajme Shqip Wednesday, 12 August 2015 19:03

Zëdhënësja e EULEX-it, Dragana Nikoliq Solomon për agjencinë serbe të lajmeve “Tanjug” ka thënë se arsyeja për zgjatjen e paraburgimit edhe për 6 muaj të tjerë ndaj liderit të Iniciativës Serbe (SDP), Oliver Ivanoviq është se ai mund të arratisej dhe t’i influenconte dëshmitarët.

Solomon ka thënë se vendimi i trupit gjykues më 6 gusht për hedhjen poshtë të kërkesës së Ivanoviqit për heqjen e paraburgimit, dhe zëvendësimin me një masë më të butë në këtë fazë procedurale, është bërë sepse avokati mbrojtës nuk ka paraqitur arsye të fortë mbi këtë kërkesë, transmeton Indeksonline.

Ivanoviq akuzohet për krime lufte në Kosovë, ndërsa Gjykata Themelore në Mitrovicë para pak ditësh ka marrë vendim për t’ia vazhduar paraburgimin Ivanoviqit edhe për 6 muaj të tjerë.

Ndaj masës shtesë kundër Ivanoviqit kanë reaguar pothuajse të gjithë krerët serbë, duke e quajtur procesin ndaj tij si të motivuar politikisht.