Lajme Shqip Thursday, 21 April 2011 07:12

Beograd – Misioni i BE-së në Kosovë, EULEX, mundet në mënyrë të pavarur ta kryejë hetimin e fakteve, lidhur me tregtinë ilegale me organet njerëzore në Kosovë,  pa u inkuadruar edhe Këshilli i Sigurisë së KB-së, deklaroi për “Veçernje Novosti” Maja Kocianiç ndihmese e përfaqësuesit të lartë të KB-së për politikë të jashtme dhe siguri Kethrin Eshton.

“EULEX mundet vetë ta kryejë hetimin dhe është organizata më kompetente në atë zonë”, theksoi Kocianiç.

Ndërkohë, Sekretariati i KB-së kumtoi se dje është marrë dokument  nga Serbia, në të cilin kërkohet që problemi me tregtinë me organet njerëzore të dorëzohet në KS të KB-së. Pritet që dokumenti  të shqyrtohet në ndonjërën nga seancat e ardhshme të rregullta të Këshillit të Sigurisë.

EULEX filloi hetimin e fakteve, të cilat përmbahen në raportin e APKE-së, për ” transplantimin në të zezë” që në  muajin shkurt, por tani për tani nuk është arritur përparim thelbësor.

Raporti “Sjellja jonjerëzore dhe tregtia e paligjshme me organet njerëzore në Kosovë”, ështe përpiluar nga mbrojtësi i njohur zviceran për të drejtat e njeriut Dik Marti. Pas punës dyvjeçare Marti publikoi  se gjatë konfliktit në Kosovë në vitin 1998-1999, anëtarët e milicëve kosovarë kanë vrarë pengje serbë dhe ua kanë marrë organet,të cilët më pas janë shitur në tregun e zi.

Në raport konfirmohet se në krimet kanë marrë pjesë edhe komandantë të lartë, mes të cilëve edhe Hashim Thaçi.