Lajme Shqip Friday, 22 July 2011 16:39

Prishtinë – Gjykatës kosovarë dhe të EULEX-it i kanë liruar sot tre serbë të dyshuar të kenë kryer krime lufte mbi shqiptarët e Kosovës.

“Sot, një trup gjykues i përzier me gjykatës kosovarë dhe të EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë ka liruar Slobodan Martinoviqin, Sreçko Martinoviqin dhe Svetlana Stojanoviqin nga akuzat kundër tyre për mungesë të provave të mjaftueshme”, njoftoi EULEX-i.

Ata ishin akuzuar për krime lufte kundër civilëve shqiptarë gjatë luftës në Kosovës.

Prokuroria u përfaqësua nga një prokuror kosovar i Prokurorisë Speciale të Kosovës. Afati për ankesë është 15 ditë.