Lajme Shqip Friday, 07 September 2012 12:59

Prishtinë – Shefi i EULEX-it, Xavier dhe Marnhac dhe Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së, Samuel Zbogar d Përfaqësuesi i Posacëm i BE-dënuan fuqishëm incidentin me të shtëna sot në veri të Kosovës.

EULEX sapo njoftoi se, një pjesëtar i Policisë së Kosovës është lënduar lehtë dhe një automjet i policisë së Kosovës dhe një automjet i EULEX-it kanë pësuar dëme. Një numër personash të armatosur janë shfaqur në rrugën mes Zupçes dhe Zubin Potokut sot në mëngjes.

Ata kanë hapur zjarr kundër dy automjeteve.”Një pjesëtar i policisë së Kosovës është lënduar. Personat përgjegjës duhet të sillen para drejtësisë sa më shpejt. U bëj thirrje të gjithë atyre që mund të kenë informacion në lidhje me këtë incident që të kontaktojnë policinë,” tha Xavier de Marnhac.

“Unë e dënoj këtë akt dhune. Jetë njerëzish janë vënë në rrezik. Kjo tregon dhe përforcon nevojën për më shumë sundim ligji në këtë pjesë të Kosovës. Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së dhe EULEX-i do të vazhdojnë të punojnë së bashku për këtë,” tha Samuel Zbogar.

Një numër oficerësh policie të EULEX-it kanë qenë duke udhëtuar për në Zubin Potok për të kryer detyrat e tyre të zakonshme në stacionin e policisë kur ka ndodhur sulmi. Automjeti i policisë së Kosovës ka qenë duke i shoqëruar ata.Hetimet kanë filluar.(LajmeShqip.com)