Lajme Shqip Saturday, 27 August 2011 19:05

Mitrovicë – EULEX-i e ka arrestuar dhe më pas e ka liruar një serb në veri të Kosovës, të shtunën. Burime të pakonfirmuara kanë bërë të ditur se i arrestuari, është liruar pas trysnisë me barrikada, që e kanë bërë serbët në veri. Rol këtu ka luajtur Goran Bogdanoviq.

I ashtuquajturi ministër serb për Kosovën, në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq, ka nxitur serbët e veriut për të rivënë barrikadën e sotme, kanë bërë të ditur burime të Portalit LajmeShqip.com.

Sipas burimit, Bogdanoviq, pas takimit me të të ashtuquajturit kryetarë të komunave serbe në veri të Kosovës, sot, ka thënë se “derisa ne po bisedojmë nëpër rrugë, një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare don të arrestojë njerëz të pafajshëm”.

“Kjo duhet të ndalet gjithsesi. Nuk jemi për të mos u arrestuar kriminelët, por duhet të dihet kush janë ata dhe jo të ndodhë sikur në Zupçë”, ka deklaruar ai, duke aluduar në arrestimin e sotëm të bërë nga EULEX-i.

Serbi i arrestuar, sipas burimeve jo mirë të konfirmuara në veri, është liruar pak kohë pas vendosjes së barrikadave. (LajmeShqip.com)