Lajme Shqip Tuesday, 13 November 2012 13:23

Kosovë – Policia e EULEX-it ka arrestuar pronaren e firmës “Consulting EU Sh.p.”, shtetasen gjermane Natali Velija, e cila dyshohet se ka përvetësuar rreth 1, 4 milion euro, njofton KTV. Mjetet e përvetësuara, ajo ishte dashur t’ia transferonte ndërmarrjes austriake “Österreichische Staatsdruckerei” (OeSD), e cila ka prodhuar pasaportat e Kosovës.

Asaj i është caktuar masa e ndalimit, por për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore ajo po merr ndihmë mjekësore në prani të policisë. Njoftohet se gjendja e saj shëndetësore është e rëndë.

Ministria e Punëve të Brendshme kishte derdhur mjetet në llogarinë e “Consulting EU Sh.p.”, për të paguar paratë për pasaportat e prodhuara nga ndërmarrja austriake “Österreichische Staatsdruckerei” (OeSD). Por, pronarja e firmës “Consulting EU Sh.p.”, Natali Velija, përfaqësuese e OeSD-së në Kosovë, nuk i ka transferuar paratë në llogarinë e kompanisë austriake.(LajmeShqip.com)