Lajme Shqip Sunday, 02 June 2013 12:18

Prishtinë – Derisa ka kaluar dita e dytë prej që paneli gjyqtarëve të EULEX-it dhe atyre vendorë të vendosin që shtatë të arrestuarit e ish UÇK-së të njohur si “Grupi i Drenicës”, t’u ndryshohet masa e arrestit, nga ai shtëpiak në paraburgim për 30 ditë, EULEX-i sqaron arsyet përse u ndryshua kjo masë. Në një përgjigje zyrtare për “Zhurnal”, EULEX-i konfirmon se “arsyeja kryesore e ndryshimit të kësaj mase ka qenë rreziku i ndikimit të të arrestuarve mbi dëshmitarët.Gjykata e Apelit konkludoi se duke marrë parasysh rrethanat specifike, vetëm paraburgimi mund të mjaftojë si mbrojtje kundër rreziqeve të manipulimit me prova”, thuhet në sqarim.