Lajme Shqip Monday, 07 September 2015 15:05

Aktivistë të Vetëvendosjes kanë tentuar të vendosin një udhëzim administrativ nëpër veturat që ndodheshin në oborrin e ndërtesës së re të Qeverisë së Kosovës, por nuk janë lejuar nga Policia e Kosovës.

Kjo e fundit, për t’i larguar aktivistët ka përdorur edhe sprej. Ndërkohë janë arrestuar disa aktivistë.

Në udhëzimin administrativ i rekomandohej të gjithë institucioneve shtetërore që për shkak të interesave familjare t’i shesin të gjitha veturat.

Bëhet e ditur se është lënduar edhe një kameraman.