Lajme Shqip Wednesday, 10 August 2011 09:15

Tiranë – Po merr përmasa të rrezikshme situata në grevën e minatorëve në thellësitë e minierës së Bulqizës. Raportohet se kushtet ekzistuese rrezikojnë jetën e grevistëve dhe vetë minierën e kromit.

Sot, në ditën e 17-të të grevës, specialistët thonë se situata në minierë është alarmante dhe minatorët rrezikojnë të vdesin brenda në galeri.

Sipas ekspertëve, në minierë është shtuar lagështira, dhe ka pasur edhe rrëshqitje të argjinaturave, duke e shtuar rrezikun për 13 minatorët grevistë.

Ndërkohë qytetarët e Bulqizës kanë nisur solidarizimin me minatorët grevisëtë. Shumë qyetetarë të Bulqizës dhe familjarë të minatorëve protestuan në mbështetje të grevistëve, sot në mëngjes, duke tentuar të bllokonin rrugën nacionale Tiranë-Peshkopi në Qafën e Buallit.