Lajme Shqip Tuesday, 19 April 2011 16:16

Tiranë – Nënkryetari i Grupit parlamentar të PS-së, Erjon Braçe, në një deklaratë për mediat ka akuzuar si gënjeshtar kandidatin demokrat për Tiranën, Lulzim Basha, për taksat në Tiranë.

Çdo familje e Tiranës, tha Braçe, duke folur për shtypin, i paguan 550 lekë në muaj Bashkisë, ndërkohë që një familje me të ardhura mesatare i paguan 35000 lekë në muaj Qeverisë, pra 70 herë më shumë.

Braçe tha se Basha gënjen kur flet për 82 taksa, ndërkohë që qytetarët e Tiranës, tha ai, po dhe vetë familjarët e Berishës, apo ministrat e pushtetit paguajnë vetëm tre taksa për të gjitha shërbimet që ofron Bashkia e Tiranës.

Në këtë deklaratë për mediat, deputeti socialist tregoi edhe disa mandate arkëtimi të pagesave që kryejnë ministrat, djali i Berishës dhe vetë familja Berisha.