Lajme Shqip Saturday, 15 August 2015 08:09

Zëvendësimi i emrit “fjalë” me “karaktere” nga një kontratë publike po cilësohet vepër penale nga Prokuroria. Kontrata ka të bëjë me një tender për përkthim librash nga anglishtja në shqip për nevoja të Universitetit të Prishtinës në kohën kur Enver Hasani ishte rektor.

Ndërrimi i kësaj fjale i ka shkaktuar përfitim material një kompanie për të cilën Enver Hasani ka punuar më parë. Ndërhyrja në kontratën e nënshkruar është e kundërligjshme. Në këtë mënyrë, për të njëjtin shërbim janë nënshkruar dy kontrata.

Me kontratën e parë Instituti për Studime Ndërkombëtare nga Tirana do të paguhej 12. 65 euro për 1.000 fjalë të përkthyera. Ndërsa, me kontratën e dytë është paguar 12. 65 euro për 1.000 karaktere. Në karaktere përfshihen edhe hapësirat mes fjalëve.

Kësisoj, dorë në heqjen e fjalës “fjalë” nga kontrata dyshohet se ka Enver Hasani.

“Koha Ditore” ka siguruar aktakuzën që ish-kryetarin e Gjykatës Kushtetuese e ngarkon me vepër penale “mashtrim në detyrë” së bashku me shefin e Prokurimit në UP, Hakif Veliu, dhe drejtorin e parë të Institutit për Studime Ndërkombëtare, Albert Ragipi, shkuan Koha Ditore.