Lajme Shqip Sunday, 23 August 2015 18:33

Skenari i Ministrit të Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, që Atifete Jahjaga këtë vit të mos jetë prezente në Sesionin Vjeshtor të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së po vazhdon të realizohet.

ahjaga ende është në pritje të përgjigjes nga Qeveria nëse do të jetë apo jo pjesë e listës së atyre që do të jenë në New York gjatë muajit të ardhshëm.

Sidoqoftë, se kush do të jetë pjesë e Asamblesë së Përgjithshme vendos Shefi i Qeverisë, Isa Mustafa.

Në Qeverinë e Kosovës kanë thënë se ende s’është hartuar lista e atyre që do të jenë pjesë e delegacionit.

“Pas kthimit nga Brukseli dhe Vjena, Kryeministri pas konsultimeve do të përpilojë listën e delegacionit. Dikur kah fundi i javës do të dihet se kush do të jetë pjesë e kësaj liste”, thuhet në përgjigjen e tyre për Express.

Ndryshe, Hashim Thaçi ishte përplasur me Atifete Jahjagën në fund të muajit maj gjatë një takimi që kishin pasur në Zyrën e Presidentit.

Arsyeja e kësaj përplasje kishte qenë rreth asaj se kush duhet t’i prijë delegacionit të Kosovës në Sesionin e 70-të të Asamblesë së OKB-së që mbahet në vjeshtën e këtij viti.

Madje, Thaçi e kishte përgënjeshtruar një komunikatë të Presidentes, e cila kishte treguar se në takim kishin folur për Gjykatën Speciale.

Aty delegacionet shtetërore, ndër të tjera kanë rastin të shtrëngojnë duart edhe me Presidentin e SHBA-së, Barack Obama.

Kjo ishte mundësia e fundit që Atifete Jahjaga të shkonte në OKB si Presidente e Kosovës, pasi në fillim të vitit të ardhshëm i përfundon mandati, transmeton Express.