Lajme Shqip Thursday, 25 July 2013 12:49

Tiranë –

Pas paraqitjes së strukturës së re që do të ketë qeveria e drejtuar nga kryministri Edi Rama shtohen zërat në lidhje me emrat për ministrat e këtij kabineti qeveritar.

Nga burime të brendshme jo zyrtare brenda Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim bëhen të ditur edhe emrat e disa prej kandidatëve të cilët mund të marrin portofole ministrore. Ajo që është deklaruar deri më sot është fakti se LSI do të ketë 5 poste ministrore dhe një zv.kryeministër pa portofol ministror, shkruan albeu.

Ndërkohë që dy aleatët tjerë që kanë nga një deputet në Kuvend, PBDNJ e Dules dhe Kristiandemokratët e Muslisë do të marrin nga një post ministror.

Duket se deputeti i LSI-së Edmond Haxhinasto do të jetë zv.kryeministër i vendit. Mësohet se në krye të financave shqiptare do të jetë ish-Guvernatori i BSH, Shkëlqim Cani. Ndërkohë që në krye të ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Sipërmarrjes pritet të jetë Mimi Kodheli.