Hagë (PLOTËSUAR 10:29) – Në këto momente është mbyllur seanca gjyqësore. Ajo pritet të vazhdojë pasi të njoftohen palët për këtë, ka thënë gjyqtari.
***************************
Hagë – Po vazhdon sot seanca gjyqësore në rigjykimin e pjesëshëm ndaj Ish-Kryeministrit të Kosovës dhe kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, dhe bashkëluftëtarëve të tij, Idriz Balaj e Lahi Brahimaj, në Tribunalin Ndërkombëtar të Hagës.
Seanca u zhvillua me një debat të ashpër ndërmjet Prokurorisë dhe Mbrotjes.
Avokati mbrojtës i Ramush Haradinajt, ka kontestuar fuqishëm pretendimet e Prokurorisë, duke thënë se dëshmia e dëshmitarit kyç në këtë proces, Shefqet Kabashi, është jorelevante, ngase ai ka folur nën presion dhe kundër vullnetit të tij, duke i mohuar pretendimet e Prokurorisë.
Ndërsa, Prokuroria është thirrur në qëndrueshmërinë e dëshmisë së Kabashit, në atë që e ka nënshkruar në deklaratat me shkrim, të dhëna më herët.
Shefqet Kabashi, i konsideruar dëshmitar kryesor i këtij procesi, ka mohuar dje pretendimet e Prokurorisë së Hagës se në Jabllanicë ka pasur burg dhe se janë keqtrajtuar apo vrarë civilë, gjatë vitit 1998.
Seanca po vazhdon edhe në këto momente. (LajmeShqip.com)