Lajme Shqip Thursday, 10 November 2011 11:15

Elbasan – Dy shtetas janë arrestuar në flagrancë në orët e vona të një nate më parë, pasi akuzohen për vjedhjen e disa motorçikletave  në qytet. Burime të Policisë lokale bëjnë të ditur se, “janë arrestuar në flagrancë shtetasi Grisianth Shahini, 20 vjeç dhe shtetasi me iniciale R.S, 17 vjeç, që të dy me banim në Elbasan.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, si dhe me shtetas të tjerë, të cilët janë shpallur në kërkim, janë autorë të vjedhjes së disa motoçikletave, mjete këto në pronësi të shtetasve të ndryshëm me banim në Cërrik.

Nga ana e Policisë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 motorçikleta, ndërkohë që mësohet se priten arrestime të tjera në lidhje me këtë grup kriminal, të cilët janë bashkautorë të këtyre vjedhjeve.