Lajme Shqip Saturday, 09 April 2011 21:18

Elbasan – 70 kilogramë lëndë narkotike të llojit cannabis satttiva janë sekuestruar sot në Elbasan, ndërsa Policia ka arrestuar katër shtetas.

Drejtori i Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Elbasanit, Jashar Vrekaj, gjatë një konference për shtyp ka deklaruar se “sot është finalizuar me sukses operacioni i koduar ” Koha e Duhur” ku si rezultat u sekuestrua një sasi prej rreth 70 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sattiva dhe u arrestuan në flagrancë 4 shtetas, si posedues e shpërndarës të saj”.

Sipas tij, te arrestuarit jane Klajdi Prenda 29 vjeç, banues në fshatin Bibaj-Fush Krujë, Sukses Nezai, 24 vjeç, banues në Tiranë, Agron Idrizi 40 vjeç, banues në Gjirokaster si edhe Kamber Toti 30 vjeç me banim në Lazarat-Gjirokastër.

Policia e Elbasanit kishte dy muaj që hetonte këta shtetas dhe pikërisht ditën e sotme ato u arrestuan dhe nën cilësinë e provës materiale iu sekuestrua lënda narkotike si edhe mjeti tip Audi me targa GJ 0322 B. Po ditën e sotme Gjykata e Rrethit Gjyqsor Elbasan ka dhënë për katër shtetasit masën e arrestit në flagranë për veprën penale “Prodhim, shitje të lëndëve narkotike”, në bashkëpunim.