Lajme Shqip Wednesday, 18 May 2011 14:46

Elbasan – Rreth 7000 pasaporta biometrike janë shpërndarë gjatë muajit prill nga zyra e pasaportave, që ndodhet në ambjentet e Komisariatit të Policisë së Elbasanit.

Përgjegjës të zyrës së firmës “Aleat”, deklarojnë për ATSH se “as fushata elektorale nuk e zbehu punën në zyrën e shpërndarjes së pasaportave biometrike, ku çdo ditë nga kjo zyrë tërhiqen 150-200 pasaporta biometrike nga qytetarët”.

Vetëm gjatë muajit prill, sipas tyre, u shpërdanë rreth 7000 pasaporta biometrike. Nga muaji janar aty ndohen edhe 5000 pasaporta të tjera të patërhequra ende, pasi pjesa më e madhe e tyre janë emigrantë.

Ndërkohë, në të gjitha filialet e postës nuk mungojnë kupona të thjeshtë apo të shpejtë, të cilat merren kryesisht nga emigrantët.