Lajme Shqip Tuesday, 12 April 2011 16:53

Elbasan – Partia Lëvizja e Legalitetit çeli të martën në Elbasan fushatën elektorale për zgjedhjet e 8 Majit. Kryetari i kësaj partie, Ekrem Spahia, deklaroi se “PLL mbështet kandidatin e kësaj aleance, Durim Hushi, për kryetar bashkie në këto zgjedhje”.

Nën sloganin “Tradita po rilind”, Spahia ndër të tjera tha se “kemi bindjen e plotë se me këto kandidatë që “Aleanca për qytetarin” ka zgjedhur në të gjithë vendin do të fitojmë në zgjedhjet e 8 Majit, pasi ky koalicion është një mozaik vlerash, prandaj dhe fitorja është e sigurtë”.

Duke u ndalur tek partia që ai përfaqëson Spahia shtoi se “PLL është një parti historike e traditës më të mirë të vlerave të shqiptarizmit, ndaj ne duhet të kthejmë traditën më të mirë të Shqipërisë, traditë e cila po lind çdo ditë mbas 45 vjet diktaturë”.