Lajme Shqip Monday, 21 November 2011 17:20

Elbasan – Një aksident me pasojë plagosjen e një shtetasi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, si pasojë e përplasjes së dy mjeteve.

Burime të Policisë lokale kanë thënë se “aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Labinot Fushë, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, kur një autoveturë tip “Audi” me targë KU 4249 A, me drejtues shtetasin turk C. Bulut, 30 vjeç, është përplasur me një motoçikletë pa targa, me drejtues shtetasin A.R, 24 vjeç, banues në fshatin Labinot Mal, Elbasan”.

Si rezultat i kësaj përplasje është dëmtuar drejtuesi i motoçikletes, shtetasi A.R, i cili u dërgua në Spitalin kirurgjik Elbasan, ku aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka shoqëruar shtetasin turk deri në përfundimin e hetimeve në vendin e ngjarjes.

Paraprakisht mësohet se shkak i aksidentit ka qenë shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor nga ana e drejtuesit të mjetit tip “Audi”.